Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar greva e minatorëve të “Trepçës”.
Nga burime brenda Sindikatës së Minatorëve mësohet se marrëveshja është arritur me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në mesnatë dhe udhëheqësit të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza.
Kujtojmë se greva e minatorëve ka zgjatur 10 ditë, ku kërkesat e tyre ishin që pagat t’iu dalin jo më larg se data 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore për minatorët.