Policia arreston dy persona për vrasjen në Vushtrri dhe konfiskon një armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së diel në qytetin e Vushtrrisë.

Si pasojë e gjuajtes me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka konfirmuar se lidhur me rastin janë arresuar dy persona.

Po ashtu është sekuestruar një armë zjarri.

Deri me tani nuk dihen shkaqet që kanë nxitur aktin e vrasjes.

Por, policia ka shkuar në vend ngjarje, dhe është duke e hetuar rastin.