Kompania teknologjike Google ka rënë dakord të investojë deri në 2 miliardë dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic, raportoi të dielën Reuters.
Siç është bërë e ditur, Google ka investuar 500 milionë dollarë në rivalin e OpenAI-së dhe ka rënë dakord të shtojë 1.5 miliardë dollarë më shumë me kalimin e kohës.
Google është tashmë një investitor në Anthropic dhe investimi i ri do të shënonte një rritje në përpjekjet për të konkurruar më mirë me Microsoftin, mbështetësin e madh të krijuesit të ChatGPT OpenAI, teksa gjigantët e teknologjisë garojnë për të futur AI-në në aplikacione.
Amazoni tha gjithashtu muajin e kaluar se do të investonte deri në 4 miliardë dollarë në Anthropic për të konkurruar me rivalët.