Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, pak javë më parë u përfol se hoqi nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale disa prej bashkëpunëtorëve të saj.
Prishja e raporteve me ish-bashkëpunëtorët e saj duket se nuk ka ardhur rastësisht.
Emisioni “Prive” raporton se dyshohet për keqpërdorime nga ish-bashkëpunëtorët në label-in e saj.
Burimet pranë saj kanë thënë se këngëtarja është e zhgënjyer nga këta persona, të cilët dyshohet se kanë punuar pas shpinës së saj.
Ajo tashmë do të punojë me njerëz të tjerë në label-in e saj të quajtur “Moneyz”.