Sonte El Clasicos Barcelona Rela Madrid


Në Spanjë afron momenti i El Clasicos, sfidës legjendare mes dy botëve, asaj blaugrana të Barcelonës dhe Los Blancos të Realit të Madridit, dy botë që nuk përputhen kurrë.

Pak ndeshje të futbollit në botë mund të kenë sharmin e saj dhe ambiciet maksimale në klasifikim të të dyja skuadrave, që përtej rivalitetit historik i bëjnë 90 minutat e stadiumit “Olimpik Lluis Companys” akoma më entuziazmuese.

Reali i Madridit dhe Barcelona, pasi i arkivuan fitoret përkatëse në Champions janë përqendruar te kjo sfidë, ndër më të rëndësishmet e gjithë sezonit, e cila mund të vendosë dhe ecurinë e kampionatit.

Xavi duhet të bëjë llogaritë me disa lojtarë të dëmtuar apo në dyshim, që nuk ishin në përballjen me Bilbaon, duke nisur nga Robert Lewandowski që në sfidën basket ishte në tribunë ku pa ta zgjidhte ndeshjen 16-vjeçari Marc Guiu.

Gjithsesi polaku, ashtu si dhe De Jong kanë zhvilluar vetëm seancën e fundit stërvitore me grupin dhe bashkë me emra të tjerë si Pedri, Raphina, Kounde dhe Sergi Roberto mund t’ju lënë hapësirë të tjerëve.

Ky do të jetë El Clasico i parë për Jude Bellingham, investimi më i rëndësishëm i Realit të Madridit në verën e fundit, dhe protagonist absolut me një fillim sezoni prej superylli. Do t’i takojë anglezit bashkë me Vinicus dhe Rodrygo të tentojnë të vënë firmën në përballjen më të pritur të vitit në Spanjë.

Ancelotti ka ndonjë problem në mbrojtje me mungesën e Militaos ndërsa pavarësisht rikuperimit David Alaba nuk është në gjendjen më të mirë.
Barcelona-Real Madrid është një sfidë që pasionon miliona tifozë anembanë botës dhe që mund ta ndiqni drejtpërdrejt nëse jeni të abonuar në SuperSport/Digitalb, ku mund të përfitoni nga ofertat e shkëlqyera në këtë fund tetori.

Barcelona dhe Reali i Madridit janë dy prej skuadrave më të mëdha jo vetëm në Spanjë por dhe në gjithë Europën, ato janë përballur plot 252 herë në të gjitha kompeticionet, me bilancin që thotë 99 fitore për Barcelonën, 52 barazime dhe 101 fitore për Realin e Madridit. /Supersport