Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, ka njoftuar se është rritur numri i minatorëve grevistë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
Ajo ka treguar se gjendja shëndetësore u është keqësuar edhe disa minatorëve tjerë.
“Gjashtë minatorë janë pranuar në Emergjencë, pesë prej tyre e kanë marrë terapinë dhe tashmë janë liruar, kurse i gjashtë është në proces duke e marrë terapinë. Ata kanë ardhur të lodhur dhe me marramendje në spital. Pas terapisë gjendja e tyre ka qenë e mirë”, ka thënë Zhubi për “Koha.net.