Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga takimi i kryeminsitrit Albin Kurti me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin frances, Emmnuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorga Meloni.
Pjesë e takimit ishin edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe emisari Miroslav Lajçak.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një postimi në platformën X ka njoftuar për takimet që sot bashkë me Scholz, Macron e Meloni kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që palët të rikthehen në procesin e normalizimit dhe që të ndodh de-përshkallëzimi.
“Me Josep Borell dhe kolegët e BE-së, u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin Aleksandar Vuçiq. De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që Këshilli i BE-së të diskutojë më tej”, ka shkruar Michel ku ka publikuar fotografi nga takimi.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me liderët evropianë, ka nisur pasditen e së enjtes një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.