Alba është një nga banorët me të diskutuara në Big Brother. Në hyrjen e saj bashkë me modelin Lumbardh Salihu fansat filluan t’i shohin bashkë si çift.
Më pas ajo u afrua me Gani Gërminë. E së fundmi edhe me Azemin ka shfaqur afërsi.
“Flasim për jetën”, është fjala që ka thënë Alba, Azemit dhe pastaj e ka vazhduar të rrëfejë për pjesëtarët e familjes.
Ndërsa, Azemi iu ka drejtuar me fjalën “drejtë po them”, ti “m’pëlqen”, dhe Alba buzëqesh, duket sikur e miratoi fjalën e tij.
“Kurrë mos m’krahaso me tjetër kon” iu është drejtuar Albës, pasi që ajo përmendi ngacmimet e banorëve të tjerë.
Dhe a po nis një “dashuri” apo filtrim në mes dyshes, mbetet për t’u parë në vijim.