Modelja e njohur, Arbenita Ismajli sapo publikoi një bisedë të pazakontë private me reperin e njohur Unikkatil, në InstaStory.
Nga kjo bisedë duket se Unikkatil i ka ofruar ndihmë Arbenitës që të largohet nga ish-partneri i saj Fero.
Modelja i përgjigjet në një mënyrë shumë interesante.
“Po, patjetër. Para se ta bëjmë këtë, a mund ta porosis një pizë fungi të mesme, të lutem? Është e preferuara ime” përgjigjet ironikisht modelja.
Duket të jetë një “kunj” që Arbenita ia hodhi reperit, pasi Fero kohë më parë kishe bërë një ‘diss’ ndaj Unikkatilit, duke e quajtur atë picamen.
“Mu picamen s’je ti n’veti jo, qato nuk kom folë se shihet me kohë, vlej do milionë p*** ti asni trohë. Ça merr ti n’koncert unë lypsav i dho”, Unikkatil i kundërpërgjigjet Feros në këngën e tij “Po eci”.