Naim Tërnava është rizgjedhur për të pestën herë kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv sekretari i përgjithshëm i BIK-ut, Ahmet Sadriu, i cili tha se Tërnava është rizgjedhur edhe për një mandatë pesëvjeçar.
Sadriu tutje bëri të ditur se vendimi për rizgjedhjen e Tërnavës është marrë në mbledhjen të cilën e kanë mbajtur sot.