Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se me presidentin francez Emmanuel Macron, Shqipëria do të mbështesë një proces evropianizimi me vepra dhe jo me fjalë.
Rama në një konferencë për media tha se Kosova ka në tavolinë planin franko-gjerman, të cilin sipas tij nuk duhet ta refuzojë por ta nënshkruajë e vetme.
Ai gjithashtu theksoi se sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë.
“Por do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund për të lëvizur lirisht në BE. Ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë një plan franko-gjerman që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Por kjo marrëveshje që është sot në tavolinë, nëse nuk e firmos nuk kthehet më. Dhe sa më shumë që do të tentoni të bëni marrëveshje, aq më të këqija do të jenë marrëveshjet. E sot unë po ju them ‘shikoni ku është Palestina’. Unë jam i bindur që e mira e madhe e Kosovës është jo që të ulet në tavolinë, por të firmosë të gjithë marrëveshjen edhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë, dhe më pas t’ia lërë në dorë BE-së. Sepse e bën për veten e vet, paqja bëhet për vete, ajo bëhet me armikun nuk bëhet me mikun. Nuk mund të flasësh në telefon me mikun që t’i thotë armikut”, tha Rama.
Reklama
Kryeministri i Shqipërisë theksoi se: “Më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë një ndalesë të procesit të liberalizimit të vizave. Por, nga ana tjetër nuk mund ta kërkojmë te presidenti Francës, por tek vetja”.