Kurti: Veriu i Kosovës, është tokë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me veriun e Kosovës.

Kurti ka thënë që trupat e NATO-s në Kosovë të jenë në patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, meqenëse vija kufitare me Serbinë  është 380 kilometra, njofton Gazeta Stop.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, kemi nevojë për siguri, trupat e NATO-s në Kosovë të jenë në patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, meqenëse vija kufitare me Serbinë  është 380 kilometra, është më e gjatë se me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut marrë së bashku”, ka thënë Kurti.