Vdes në Theth një alpiniste gjermane

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një thirrje nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër për evakuimin e trupit të një alpiniste të huaj me nënshtetësi gjermane, që dyshohet se ishte aksidentuar gjatë ngjitjes në njërën prej itinerareve alpinistike të murit të majës së Harapit.

Tutje në njoftim thuhet se rasti kishte ndodhur gjatë së enjtes, teksa operacione ka përfunduar pasi që viktima i dorëzohet autoriteteve në orën 03:40 me datën 13.10.2023, kurse operacioni përmbyllet me sukses në orën 10:00, kur të gjithë anëtarët kthehen dhe raportojnë nga stacionet e tyre.

“Është kërkuar ndihmë për realizimin e evakuimit të trupit të një alpinisteje të huaj, me nënshtetësi Gjermane e cila sipas dyshimeve të para mendohet që është aksidentuar gjatë ngjitjes në njërën prej itinerareve alpinistike të murit të majës së Harapit”, thuhet në njoftim.

“Pas kordinimeve me institucionet e shtetit Shqiptar dhe vendorë, një skuadër e ShKShMK-së në orët e vona është nisur në drejtim të Thethit”.

“Pas takimit me ekipet e policisë alpine, ka filluar operacioni duke u afruar në vendaksident. Para skuadrës tonë, te viktima kanë arritur ekipe tjera të Policisë, banorë lokal dhe skuadrat e Kërkim-Shpëtimit Malorë të Shqipërisë”.

“Ekipet e lartcekura kishin filluar tërheqjen e viktimës, kurse specialalistët tanë me tu takuar me ekipet Shqiptare kanë filluar kordinimim dhe ndihmën për evakuim të viktimës deri te vendi ku pritnin edhe autoritet me automjete zyrtare”.