Amerikani bëhet milioner me lotari, tregon si e mori lajmin


Një burrë nga Michigani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bleu një biletë lotarie “Powerball” dhe në fund doli se i kishte fituar 2 milionë dollarë, ka shkruar Upi.

Zach Birchmeier është shprehur se zakonisht nuk luan lotarie, por kësaj radhe kishte tentuar ta provonte fatin.

“Zakonisht nuk luaj ‘Powerball’, por vendosa të blija një biletë pa dëshirë ndërsa isha në internet. Pas tërheqjes, pashë një email nga shorti me udhëzime për marrjen e çmimit tim. Kur u futa në llogarinë time dhe i pashë dy milionë dollarë në pritje, u trondita”, ka shtuar ai.

Birchmeier është shprehur se ka në plan t’i përdorë paratë për të blerë shtëpi dhe për t’i investuar.