Avioni i parë që solli të dielen në Rinas shqiptarë nga zona e luftës në Izrael, përfshinë edhe disa nga Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur sonte, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në një njoftim të saj, ndërsa jep detaje për gjithë pasagjerët që arritën të fluturojnë nga Izraeli për në Tiranë, transmeton klankosova.tv.
”Avioni “Air Albania” me 40 pasagjerë, mes të cilëve edhe shtetas nga vendet e rajonit si Kosovë, Maqedonia e Veriut, të ndihmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Ambasada Shqiptare në Izrael është ulur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” pak më parë”.
Të njëjtit sipas njoftimit të ministrisë, kanë kërkuar vet që të largohen nga Izraeli pas shpalljes së gjendjes së luftës.
Pasagjerët janë pritur dhe përshëndetur nga ministri, Igli Hasani
”Në ditët në vijim do të ketë sërish të tjera fluturime të posaçme drejt Tel Aviv, ndërkohë që MEPJ është në koordinim edhe ministritë simotra të vendeve të rajonit për tu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”.