Shtrenjtimi i çmimeve të përgjithshme në Kosovë ka bërë që kjo të ndijojë edhe te një produkt jetik për jetën siç është energjia elektrike të ketë rritje. KEDS-i ka filluar t’i dërgoi faturat për muajin shtator 2023 por, këto fatura sipas konsumatorëve janë të fryra.
Një konsumatorë ka treguar për Gazeta Stop se pavarësisht që nuk ka filluar të ngrohet me rrymë ende fatura për ketë muaj i ka ardhur e lartë.
“Jemi familje e vogël, me tre anëtarë dhe nuk kemi shpenzime të mëdha të rrymës, madje as nuk kemi filluar të ngrohemi me rrymë, e fatura për muajin shtatorë është tepër e lartë”, tha ai, duke dyshuar në fryrjen e faturave nga ana e KEDS-it.
Por në KEDS e as KESCO nuk kanë kthyer përgjigje se përse janë kaq të larta faturat e rrymës për muajin shtator. Gazeta Stop ka dërguar pete më 26 shtator 2023 në KEDS, por deri në publikimin e tekstit nuk ka marr përgjigje.