Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Në konferencë për media, Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme.
“Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiq u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot.
Milan Radoiçiq. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi”, u shpreh ai.