Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin në lidhje me ankesën e Shqipdon Fazliut, duke shtuar se kjo kërkese nuk ka bazë.
Fazliu kishte dorëzuar në kushtetuese kërkesën e tij, për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimeve të Apelit e Supremes, patën vendosur që padia ishte e pasafatshme dhe këtë e ka konstatuar edhe Kushtetuesja.
Ky proces gjyqësor ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të arsyetonte mosdekretimin e Isufajt, tash e një vit që nga zgjedhja si kryeprokuror.
Në këtë rast, Kushtetuesja i ka hapur rrugët Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.
“Aktgjykimi i Gjykatës sqaron që në rrethanat e rastit konkret, para Gjykatës janë kontestuar vendimet e lartcekura të gjykatave të rregullta, të cilat kanë refuzuar si të pasafatshme padinëpër inicimin e konfliktit administrativ të parashtruesit të kërkesës kundër vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPK), të 6 prillit 2022, lidhur me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata kushtetuese.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, duke thënë se tani mbetet në diskrecion të presidentes për emërimin apo mosemërimin e Isufajt kryeprokuror.
“Mbetet ne diskrecionin e Presidentes per te vendosur lidhur me emerimin apo mos emerimin e Kryeprokurorit te Shtetit duke vleresuar dosjen e derguar nga KPK”, ka shkruar Miftaraj.