Dashi-Mos u zhyt me kokë në punë ditën e sotme. Pastrimi dhe rregullimi me siguri mund të presë një ditë tjetër. Energjitë e sotme tregojnë se biseda me miqtë dhe familjen duhet të jetë prioriteti juaj kryesor. Merrni parasysh ta kaloni pasditen duke bërë aktivitete me fëmijët tuaj. Punësoni një dado për mbrëmjen. Do t’ju bënte mirë të dilni me partnerin tuaj, vetëm ju të dy, nëse është e mundur.
Demi-Tregtarët do të fitojnë mirë, pasi tregjet fillojnë të mbushen përsëri me blerësit. Ju do të arrini të trajtoni një situatë në vendin e punës në mënyrën më të mirë të mundshme. Anashkalimi i stërvitjeve për shkak të plogështisë së madhe do të fillojë të reflektohet në trupin tuaj. Ju do të duhet të jeni mendjehapur në lidhje me një kërkesë që do vijë nga fëmija juaj për të të qëndruar natën tek një shok. Aktivitetet jashtë-kurrikulare mund t’ju mbajnë të zënë me kënaqësi.
Binjakët-Sot është një ditë e mirë për punën tuaj, do jeni në gjendje të performoni mirë në këtë aspekt. Mund të ngriheni në detyrë.
Gaforrja-Ditët e fundit e keni lënë dorën e lirë sa i përket parave. Zakonisht jeni të kujdesshëm, por shpirti bujar dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët këtë herë është më e fortë se zakonisht. Mos u shqetësoni, është mirë kur ndihmon njerëzit që ke përzemër, sidomos në një kohë kur jeni mirë me paratë dhe ata kanë nevojë.
Luani-Jeta sentimenale nuk po shkon mirë dhe kjo do të ndikojë në humorin tuaj. Mos u dorëzoni, komunikimi dhe të folurit hapur është mënyra më e mirë për të zgjidhur keqkuptimet.
Virgjëresha-Do të jeni me humor të keq për shkak të një lajmi që do t’ju japë partneri dhe kjo do ta bëjë të vështirë që të kontrolloni temperamentin. Ruani qetësinë me miqtë dhe familjen, në të kundërt mund t’i lëndoni pa të drejtë.
Peshorja-Peshoret duan pushim, shoqëri të mirë dhe ndryshim aktivitetesh. Shanset e pazakonta për t’u argëtuar po rriten. Nëse keni vendosur të merrni një ditë pushim, duhet të shkoni diku ku nuk keni qenë asnjëherë. Mos e planifikoni itinerarin tuaj, numrin e shoqëruesëve dhe shpenzimet financiare para kohe.
Akrepi-Energjitë planetare po stimulojnë ambicien tuaj. Çështjet që lidhen me jetën tuaj profesionale mund të jenë në vëmendje. Ju mund të gjeni mënyra për të çuar përpara karrierën tuaj. Ndoshta ju kërkoni një promovim në biznesin tuaj aktual, ose mund të mendoni të kërkoni një punë tjetër tërësisht. Kjo është koha ideale për të vendosur plane specifike për të ardhmen.
Shigjetari-Sot duhet të keni durim. Për ata që kanë pozicione drejtuese, vartësit do t’iu ndihmojnë. Sot mund të kryeni dhe një udhëtim të shkurtër për punë.
Bricjapi-Thuajse e gjithë dita do të jetë e fokusuar në punë, në problemet që duhet të zgjidhni dhe afatet kohore që duhet të kapni. Kjo do të bëjë që në një moment të dytë të vini në dyshim pozicionin që mbani aktualisht. Ndoshta shumë shpejt do ta gjeni veten duke kërkuar për diçka tjetër.
Ujori-Do të keni probleme në komunikimin me të tjerët. Shtyni çdo punë apo çështje që kërkon fokus e durim. Jeta sentimentale mund të ketë më shumë harmoni nëse i kushtoni më shumë vëmendje nevojave të partnerit.
Peshqit-Është e këshillueshme që të mos merrni përsipër përgjegjësi të tjera në punë. Duket se nuk do të jeni në formën më të mirë ndaj është më mirë që sot të merreni me aktivitete rutinë.