Ka eskaluar debati në emisionin Debat Plus, në momentin kur analisti dhe gazetari Astrit Gashi ishte duke folur në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.
Ai u ndërhye nga Afrim Caka, ish-i burgosur politik, dhe i tha Gashit se “i ke llafet e Serbisë”.
Ky ishte momenti kur Gashi eskaloi dhe i drejtohet Cakës me fjalët “kthemu, kthemu”, për arsye se ishin të ulur afër njëri-tjetrit.
“A e di se cka është me m’thanë i Serbisë, për këtë unë ta kapi fytin”, bërtiste Gashi në drejtim të Cakës.