Gjyshinca kundër VV-së, përkrahë opozitën për hetimin rreth rezervave shtetërore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka dalë kundër Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.

Kjo përkrahje e Gjyshincës për themelimin e një Komisioni Hetimor vjen pas disa orësh argumentime nga shefja e GP të VV-së dhe deputetë të tjerë të partisë që drejton Kurti se s’ka nevojë për themelimin e tij meqë po merret Prokuroria me çështjen e rezervave.

“Prandaj për t’i shërbyer interesit publik dhe informimit sa më të mirë e më të drejt, dhe poashtu çdo kush ka të drejt t’i deklarojë pretendimet si për fajësi si për pafajësi, unë e përkrah themelimin e këtij Komisioni”, ka thënë Gjyshinca./Express/