Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 99 viktima nga koronavirusi

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Luigj Imeri, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Imeri dhe ekipi i tij menaxhues kanë njoftuar Minxhozin rreth angazhimit maksimal që po bënë menaxhmenti dhe gjithë punëtorët e korporatës në këtë kohë të vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, për të siguruar prodhim stabil të energjisë elektrike si produkt esencial për qytetarët e vendit, njofton Klan Kosova

Mes tjerash është biseduar edhe rreth mundësive të reja për bashkëpunimin e dy korporatave shqiptare, Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), pas pavarësimit të linjjes 400 kV në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike.

“Duhet theksuar se bashkëpunimi mes KEK dhe KESH është ndërtuar mbi bazën e partneritetit të mirëfilltë dhe në interes të qytetarëve të dy vendeve. KEK dhe KESH, në secilin rast i janë përgjigjigjur pozitivisht kërkesave të njëri tjetrit duke ofruar bashkëpunim në shkëmbim të energjisë elektrike. Në këtë drejtim, z. Imeri ka siguruar z Minxhozi se nën menaxhimin e tij bashkëpunimi mes KEK dhe KESH do të intensifikohet edhe më shumë, duke shpresuar që kjo formë e bashkëpunimit duhet marrë si shembull i mirë i edhe në instancat e tjera të dyja shteteve”, ka thënë Luigj Imeri.

Teksa Minxhozi ka shprehur gatishmërinë e tij për të përkrahur edhe iniciativa apo projekte të reja në sektorin e energjisë elektrike që janë në interes të Kosovës e Shqipërisë.

“Pa modesti dua të them se jam i lumtur që një shtyllë kaq e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës po drejtohet nga një student i Universitetit të Tiranës dhe me një eksperiencë kaq të gjatë në stafin e lartë menaxhues të KEK-ut, Prandaj, ju përgëzoi për punën e shkëlqyer që po bëni në këtë gjendje pandemie por edhe për gadishmërinë e juaj për të ngritur edhe më lartë bashkëpunimin në mes të dy korporatave. Minxhozi ka shprehur gatishmërinë e tij për të përkrahur edhe iniciativa apo projekte të reja në sektorin e energjisë elektrike që janë në interes të dy vendeve”.