Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot do të mbajë protestë nga ora 12:00 para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Sipas ushtruesit të detyrës së OVL-së së UÇK-së, protesta do të mbahet për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”.
“Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin”, shkroi Klinaku.
Kujtojmë se ditëve të fundit, me urdhër të Gjykatës Speciale në Hagë, EULEX-i ua ka konfiskuar telefonat ish-komandantit në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafës – Remit, ish të burgosurit politik, Nait Hasanit, Arben Mustafës, vëllait të ish-komandat Salih Mustafës – Calit.
Ndërsa, përveç vëllait të “Calit”, njësitet e EULEX-it dje kryen një bastisje edhe në shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtarit të UÇK-së i cili ishte bashkëluftëtar i Salih