Çaji është një pije me bazë bimore, pirja e të cilit sjell shumë përfitime shëndetësore.
Si i nxehtë ashtu edhe i ftohtë çaji përmban polifenole të cilat janë antioksidant që e bëjnë çajin të jetë një ilaç i mirë.
Klinika Mayo ka konstatuar se polifenolet luajë një rol në parandalimin ose vonimin e dëmtimit të qelizave dhe në mbrojtjen e qelizave nga substancat kancerogjene.
Njerëzit që pinë për çdo ditë çaj, pavarësisht llojit, të gjelbër, të zi apo ndonjë tjetër, qëndrojnë më mirë sa i përket shëndetit mendor.
“Këta persona kanë aftësi njohëse shumë të mira”, ka thënë nutricistja Vicki Shanta Retelny.
EveryDayHealth ka bërë një listë me çajet më të mira, që rekomandohet të pihen në baza ditore.
Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun nga diabeti të tipit 2 dhe mbështet shëndetin e zemrës.
Çajet e bardha, të gjelbër dhe të zinj, janë të gjithë në familjen e çajit të gjelbër. Ata ndryshojnë në bazë të nivelit të fermentimit të tyre.
Çaji i zi ndihmon sistemin nervor, ndihmon në aftësitë njohëse si dhe largon inflamacionin. Përveç këtyre çaji i zi ofron edhe të mira të tjera shëndetësore, si rregullimi i sheqerit në gjak dhe demenca. “Potencialisht çaji i zi ul rrezikun nga kanceri”, ka thënë Retelny.
Çaji kamomil ndihmon për një gjumë të mirë dhe mbështetë imunitetin. I njohur për vetitë e tij qetësuese çaji kamomil është mirë të konsumohet para gjumit. Ai ka shumë veti shëruese. Kamomili është antiinflamator, antioksidant, antikancerogjen dhe ul presionin e gjakut. Ky çaj gjithashtu i ndihmon gtratë për dhimbjet gjatë ciklit menstrual.
Çaji i xhinxhefilit ndihmon kundër mundimit dhe të vjellave. Rrënja e njohur si xhinxher, përveç që ndihmon për ftohjet e fytit, ajo redukton edhe mundimin e të vjellat. Ky çaj mund të pihet edhe nga gratë shtatzëna si dhe nga personat që i nënshtrohen kimioterapisë.
Çaji i mentës ndihmon në sistemin tretës. Ky çaj ndihmon në problemet gastrointestinale dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Pasi që çaji i mentës nuk përmban kofeinë është i mirë të pihet para gjumit.
Çaji hibiskus ul presionin e gjakut. Përveç kësaj çaji nga bima hibiskus, rregullon nivelet e sheqerit, ul koleksterolin, redukton peshën e tepërt dhe rrit nivelin e hekurit.
Çaji i koprës lehtëson simptomat e menopauzës. Përveç kësaj ky çaj ndihmon sistemin tretës. Çaji i koprës është gjithashtu shumë i pasur me antioksidant.
Në fund nutricionistja Retelny ka rekomanduar që çaji të përdohet edhe gjatë përgatitjes së ushqimeve.
“Mund ta përdorni çajin për të bërë ushqime, munda ta hidhni në oriz. Ai do të absorbojë vetitë e mira të çajit”, ka thënë Retelny.