Rina konfirmon bashkëpunimin me Encën

Pas një mungese në ekranet televizive, reperja Rina Balaj ka pasur të hënën një paraqitje nga Durrësi në emisionin “#Gjesi” në T7,.

Atje ajo i ka kaluar ditët në izolim dhe gjatë kësaj periudhe ka realizuar edhe albumin e saj të ri, “MM”.

Rina ka treguar se gjatë kësaj kohe janë realizuar 18 këngë për album, derisa 2 të tjera ishin realizuar më herët.

Ndryshe, duke folur për planet Rina e ka konfirmuar se është menduar për një duet me Encën, këngëtaren e hitit “A po t’pëlqen”.