Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur.
Ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të papërgjegjshme dhe aventureske.
“Si rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë. Sot, kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pritet të zhvillojnë një takim në kuadër të dialogut që Kosova e zhvillon me Serbinë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.