Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media, është pyetur se nëse do të jetë kryetare e Kuvendit, nëse do të formohet qeveria e re LDK- AAK- Nisma, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka theksuar se “nuk mund të paragjykoj pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe pastaj të shohim hapat tjera, dhe do të veprojmë”.
Sipas saj, tani për tani jemi në një situatë hipotetike, dhe çka do që komentoj, i bie që po e paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Pasi të dalë vendimi, atëherë do të përgjigjem në pyetjen tuaj”, tha Osmani.