Bastisja e familjes Fazliu, EULEX: Nuk kemi mandat për bastisje, kemi ofruar mbështetje logjistike

Misioni i EULEX-it në Kosovë është deklaruar se nuk e ka kryer bastisjen në shtëpinë e dëshmorëve Fazliu por se e ka mbështetur operacionin në mënyrë logjistike.

Në përgjigjen me shkrim për teve1.info, zyra për shtyp dhe informim publik në EULEX, ka thënë se ky mision që nga viti 2018 nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit.

“EULEX-i sqaron se, që prej vitit 2018, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka mandat për kryerjen e drejtpërdrejtë të operacioneve të bastisjes dhe konfiskimit. Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.