Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, ndonëse me staf të reduktuar janë duke punuar në të gjithë territorin e Kosovës dhe ofrojnë shërbimet për qytetarët të cilët duan t’i regjistrojnë automjetet e tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, në një përgjigje për “Front Online” ka konfirmuar rifillimin e punës.
“Janë duke punuar me staf të reduktuar esencial për t’i kryer shërbimet” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Ata kanë bërë të ditur se si pasojë e pandemisë COVID-19 numri i automjeteve të pa regjistruara është 52, 421.
Ndryshe, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku në vazhdimësi kishte kërkuar hapjen e Qendrave të Regjistrimit pasi që sipas tij, mos puna e tyre u ka shkaktuar dëme të mëdha kompanive të sigurimeve.