Kuvendi i Shqipërisë u mblodh ditën e sotme në një seancë të posaçme. Në rendin e ditës ishte votimi i 12 dekreteve për emërim e shkarkim ministrash.
7 lëvizjet në qeveri u bënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste së 4 Shtatorit. Kreu i qeverisë shkarkoi 5 ministre mes të cilave Olta Xhaçkën, Evis Kushin, Frida Krifcën, Edona Bilalin dhe Milva Ekonomin.
Emrat e ministrave të rinj janë Igli Hasani, Ervin Mete, Arbjan Mazniku, Delina Ibrahimaj, Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu dhe Anila Denaj.
Sot nuk u votua dekreti i Ministrit të Financave, por parlamenti votoi shkarkimin e Metes si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Dekreti si ministër i Financave pritet të votohet nga Parlamenti në seancën e së enjtes.