Berisha nga BKS: Mbi 35 milionë euro dëme u paguan vetëm për 6 muaj

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ka publikuar raportin 6-mujor, ku bëhet e ditur se gjatë periudhës janar – qershor 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit në emër të dëmeve për palët e dëmtuara kanë paguar 35,6 milionë euro, nga 27,8 sa ishte gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

Krahasuar me përqindja, pagesa e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2023 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rrit për më shume se 28 %

Pagesë rekorde e dëmeve për palë të dëmtuara ka ndodhur gjatë 6 muajve të parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve, por edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).

Viteve të fundit si trajtimi i dëmeve, ashtu edhe kompensimi i tyre është duke u bërë në një afat rekord.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se vetëm gjatë kësaj periudhe janë paguar hiç më pakë se pakë se 35,6 milionë euro, nga 27,8 milionë euro sa ishte gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Krahasuar me përqindja, pagesa e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2023 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rrit për më shumë se 28 %.

Drejtori Financiar i BKS-së Valon Berisha ka treguar për iSIGURIME se pagesa e dëmeve është duke u bërë në afat të shpejt kohor. Sipas tij, asnjëherë më parë, si trajtimi i dëmeve, ashtu edhe kompensimi po behet shumë shpejt.

“Siç e kam thënë edhe më herët me ardhjen e menaxhmentit të ri trajtimi i dëmeve dhe kompensimit në BKS behet në afat kohore rekorde. Një gjë e tillë po ndodh edhe nëpër kompani të sigurimit, ku trajtimi dhe kompensimi po behën shumë shpejt. Çdo ditë numri i lendeve që shkojnë në gjykatë nga palët e pakënaqura është duke rënë në masë të madhe”, ka thënë Berisha.

Pagesa në 4 vitet e fundit

Gjithnjë bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se deri në muajin qershor të këtij viti kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja në emër të pagesës së dëmeve për palët e dëmtuara kanë paguara hiç më pakë se 35.6 milionë euro, nga 27,8 sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Po ashtu, bazuar gjithnjë në të dhëna zyrtare shihet se gjatë periudhës janart-qershor të vitit 2021 në emër të dëmeve janë paguar 21,6 milionë euro, deri sa në periudhën janar-qershor 2020 në emër të pagesës së dëmeve për palët e dëmtuara janë paguar 21 milionë euro