Ministri Sveçla merr veturën luksoze të “Burdushit” që ia kishte konfiskuar shteti

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë në shfrytëzim veturën “LAND Range Rover”, të cilën Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ia kishte konfiskuar Hysri Peqanit (Burdushit).

Lajmin e ka bërë të ditur ministria për “Front Online”.

Në një përgjigje për këtë media, mistria ka treguar se ka mungesë të veturave dhe për këtë arsyeje nga agjencia kanë kërkuar disa vetura për shfrytëzim.

MPB-ja ka bërë me dije se kanë kërkuar tri vetura, por kërkesa është pranuar vetëm për një veturë.

MPB për shkak të mungesës së veturave, ka kërku nga Agjencia dy vetura dhe kërkesa jonë është aprovuar për një veturë që tashmë është në përdorim nga Ministria, sipas dispozitave të parapara ligjore”, ka treguar ministria.

Ministrja ka sqaruar se si shkon procedura e dhënies në shfrytëzim të veturave të konfiskuara.

Mallrat të cilat sekuestrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar të përfituara nga veprat të ndryshme penale, krimit të organizuar, kontrabandës etj, pas sekuestrimit u jepen në shfrytëzim institucioneve të ndryshme, sipas nevojës dhe kërkesës së institucionit. Në të njëjtën formë edhe shumica e veturave të cilat janë sekuestruar u jepen për përdorim Policisë së Kosovës, Ministrive si dhe institucioneve të ndryshme, varësisht nga kërkesat dhe nevojat”, është thënë në përgjigjen e MPB-së.

Nacionale Facebook