Një person është therur me thikë ditën e shtunë në Podujevë.
Lidhur me rastin Policia ka arrestuar një person të mitur, i cili është dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Rasti ka ndodhur në sheshin e qytetit rreth orës 21:40.