Një banesë është djegur në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, shtoi se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Digjet një banesë në Prishtinë” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, u shpreh Ahmeti.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokuroti i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”.