Sot në fshatin Balincë një person u privua nga jeta. Për vrasjen e tij, tashmë janë arrestuar katër persona në cilësinë e të dyshuarve. Burimet kanë shpalosur detaje të reja rreth krimit që goditi Malishevën.
Viktima është me inicialet Sh.K, i moshës 29 vjeçare dhe vjen nga fshati Bubavec. Ndërkaq, T7 mëson se dorasi është A.G., rreth të dyzetave dhe jeton në fshatin Balincë.
Siç mëson T7, motivi i vrasjes ka qenë një borxh që dorasi ia kishte viktimës.
Viktima i cili ishte tregtar i druve sot ka shkuar në Balincë për ta kërkuar borxhin nga dorasi dhe më pas ka nisur përleshja që përfundoi me vrasjen e tij.