Katër persona janë arrestuar për vrasjen që ndodhi sot rreth orës 13:30, në Malishevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Vrasja në Malishevë, Policia jep detaje
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, ka thënë Elezaj.
Siç merr vesh Telegrafi ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje për drutë në fshatin Bubavec, ndërsa vrasja ndodhi në fshatin Balincë të Malishevës. Mësohet se viktima është 29 vjeçari nga fshati Bubavec.