Vetura godet trotinetin në Prishtinë, lëndohet rëndë 24-vjeçari – shoferi ikën

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një trotinet elektrik.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se shoferi i trotinetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në reanimacion.

Ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, posa e ka përplasur 24-vjeçarin, që ishte duke lëvizur në atë pjesë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit.