Juli: Të qenit grua është dhurata më e mirë me të cilën më ka bekuar Zoti

Xhuli Nura nuk ka dyshim se ka qenë një nga emrat më të komentuar të këtij viti. Kjo për shkak të paraqitjes në Big Brother VIP Kosova dhe pas rrëmujës që shkaktoi brenda.

Finalistja e edicionit të parë së fundmi ka publikuar një video të edituar në Instagram, të cilën e ka shoqëruar edhe me një mesazh për gratë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo thekson se para se të jesh gruaja e dikujt tjetër, duhet të jesh gruaja e vetes tënde.

“Mes krejt andrrave t’botës, t’lutem mos e zgjedh fustanin e bardhë!

Mes krejt rritjeve që t’i ofron jeta kurrë mos zgjedh me qenë gruaja e dikujt, para se me qenë gruaja e vetes tande.

Mes krejt hyjrive t’botës zgjedh veten tande!

Të qenit grua është dhurata më e hyjshme me të cilën më ka bekuar Zoti!

Sot, nesër dhe çdo ditë të bashkohemi për t’i treguar botës se rrugëtimi ynë në tokë është nuri më i bukur që do t’u ofrojmë njerëzimit”.