Ndahen 24.6 milionë euro për grante 2023

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se janë ndarë 24.6 milionë euro për Programin për Zhvillim Rural, përkatësisht për grante për vitin 2023.

Sipas MBPZHR-së, përmes këtij programi synohet rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor

“Përmes Programit për Zhvillim Rural/Grante 2023, synohet rritja e mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor, specifikisht karshi rritjes së konsiderueshme të Fondit Blegtoral me qëllim të shtimit të prodhimit të qumështit dhe mishit”, thekson MBPZHR-ja.

“Do të ketë rritje të mbikëqyrjes përgjatë të gjithë procesit me qëllim të mbrojtjes të së drejtës së aplikimit dhe qasjes së barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që me të vërtetë ushtrojnë veprimtari bujqësore, janë fermerë meritorë e mbi të gjitha real”, vijon njoftimi.