Variantet e ngjyrave të karotave, nga më e rralla te më e zakonshmja


Karota e zezë

Image

Karota e zezë mund të diferencohet nga karota vjollcë sepse kur e pret, brenda është një ngjyrë vjollcë në të zezë. Kur është e papërpunuar, karota e zezë mund të shijojë e ëmbël në të hidhur dhe të ketë një shije toke. Kur të gatuhet, ajo do të zhvillojë një shije më të ëmbël. Karota e zezë gjendet dhe përdoret kryesisht në vende si Kina, India, Turqia dhe Pakistani. Ajo mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të sigurojë një shëndet të mirë tretës. Karotat e zeza janë të mira për shëndetin e syve dhe forcojnë imunitetin. Ato janë edhe të mira edhe për qentë!

Karota e bardhë

Image

E ka origjinën në Lindjen e Mesme. Karota e bardhë është e zakonshme në Amerikën e Jugut.
Edhe pse nuk kanë pigment, karotat e bardha janë të ëmbla dhe ndonjëherë mund të jenë më të freskëta se llojet e tjera të karotave. Këto karota janë burim i shkëlqyer fibrash, por ato gjithashtu u sigurojnë njerëzve antioksidantë të mëdhenj për të zvogëluar rrezikun e disa llojeve të kancerit. Gjithashtu mund të ulin nivelin e lartë të sheqerit në gjak.

Karota e kuqe

Image

Vjen nga Afganistani e më pas u përhap në Azi dhe Evropë. Konsumatorët mendojnë se karotat e kuqe janë pikante, por nuk është e vërtetë. Karotat e kuqe kanë shije tokësore dhe të ëmbël, dhe kur konsumohen të papërpunuara, ato janë mjaft krokante. Karota e kuqe përmban likopen, që është hidrokarbur i cili parandalon kancerin. Përveç kësaj, karotat e kuqe janë të mira për zemrën dhe shikimin. Në përgjithësi, ato kontribuojnë në një sistem imunitar të fortë, shkruan “A-Z-animals”.

Karota e verdhë

Image

Vjen nga Lindja e Mesme. Para karotës së portokalltë, evropianët e kanë preferuar të verdhën. E verdha është ngjyra më popullore e karotës, që përdoret në restorante. Këto karota mund të kenë një lloj shije që ngjason me majdanozin dhe gjithashtu karakterizohen me shije toke. Karotat e verdha kanë beta-karoten, dhe të tjera substanca të cilat janë të mira për sy.

Karota vjollcë

Image

Kjo karotë është origjinalja. Afganët e persianët e kanë kultivuar që nga shekulli X. Kina i ka kultivuar dy shekuj më vonë, e tek më pas erdhën edhe në Evropë. Karotat vjollcë janë jashtëzakonisht të ëmbla. Kjo ngjyrë e perimeve mund të përdoret në një sërë mënyrash. Për shembull, mund të përdorni karota vjollcë në supa, smoothies, sallata dhe lëngje. Karota vjollcë ka sasi të larta antocianinesh. Ky antioksidant mund të transformojë shëndetin dhe ta përmirësojë në mënyrë drastike. Janë të mira për zemrën, sytë dhe sistemin tuaj të përgjithshëm imunitar.

Karota e portokalltë

Image

Karota më e përhapur – karota portokalli! Besohet se karota portokalli është hibrid i karotës origjinale vjollcë. Karota portokalli u panë në Spanjë dhe Gjermani në vitet 1500. Megjithatë, ajo u përhap në Amerikë dhe u bë karota që të gjithë e njohin sot. Karota e portokalltë është e ëmbël dhe është e pasur me betakaroten e vitaminë A. Ndihmon në shëndet të lëkurës. Kanë shumë fibra dhe ndihmojnë në sistemin tretës. Gjithashtu janë kontribuuese të mëdha të imunitetit.