Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është varrosur të martën në një funeral privat në Shën Petersburg, kanë thënë nga zyra e tij për media, shkruan BBC.
Sipas njoftimit, ceremonia u mbajt në “një format të mbyllur”. Ata që dëshirojnë t’i thonë lamtumirë Prigozhinit, sipas njoftimit, mund të vizitojnë varrezat e qytetit, Porokhovskoye.
Prigozhin, 62 vjeç, u konfirmua i vdekur nga autoritetet ruse pas analizës gjenetike të 10 trupave të gjetur në aeroplanin e rrëzuar më 23 gusht pranë Moskës.
Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.
Por një numër vëzhguesish rusë – si në vend ashtu edhe jashtë saj – e kanë përshkruar Prigozhinin si një “njeri të vdekur që ecën” pas rebelimit të armatosur në Rusi që u ndalua shpejt nga vetë ai.
Të dhjetë personat – përfshirë krahun e djathtë të Prigozhinit, Dmitry Utkin – vdiqën në aksidentin në rajonin Tver, në veri-perëndim të Moskës.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk mori pjesë në ceremoni.