Horoskopi 26 gusht 2023

Dashi

Është një nga ato ditët kur juve ju duket sikur do të bllokoheni. Në të vërtetë do të keni pak ide në numër, por ato do të jenë të qarta dhe efikase.

Demi

Pasiguria rreth parave mund t’ju dëmtojë. Ju mund të keni dyshime për të ardhurat, veçanërisht nëse jeni i punësuar. Pasiguria juaj mund të bëjë që situata të duket edhe më serioze nga sa është në të vërtetë. Mundohuni të jeni objektiv.

Binjakët

Nuk është e këshillueshme që të tregoheni të nxituar për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Gjërat e mira bëhen me qetësi dhe duhen menduar, në mënyrë që të mos keni nevojë për t’iu rikthyer edhe njëherë.

Gaforrja

Duhet të keni durim për të rregulluar të gjitha problemet që keni pasur në jetën në çift. Sa i përket financave, do të keni vullnetin për të kursyer pavarësisht shpenzimeve.

Luani

Jeni luftarak dhe këtë do ta tregoni edhe sot pasi do të përballeni me një situatë serioze që do të kërkojë zgjidhje të menjëhershme.

Virgjëresha

Do t’ju shqetësojnë disa probleme financiare. Shpenzimet e shumta që keni bërë gjatë këtij muaji do t’ju bëjnë të thelloheni në analiza.

Peshorja

Do jeni shumë agresive me partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia mes jush do përkeqësohet tej mase. Po nuk morët masë e po nuk kërkuat falje për gabimet, shumë shpejt gjithçka qe keni ndërtuar do rrënohet. Beqarët duhet të njihen sa më mirë me personat që do takojnë para se të vendosin të hedhin hapa. Me shpenzimet tregohuni vigjilente dhe nuk keni për te pasur vështirësi.

Akrepi

Sot është e nevojshme që të bashkoni forcat me ata që ju rrethojnë dhe të çoni në fund një projekt që po e mbani peng prej disa ditësh. Sa më parë të mbaroni me të, aq më parë do të mund të fokusoheni në çështje të tjerë të rëndësishme që do t’ju dalin para.

Shigjetari

Ju këshillohet të tregoheni shumë të vëmendshëm, pasi situata yjore ka ndryshuar në mënyrë drastike. Kontrasti Mars-Uran do të reflektohet edhe tek ju, që sot do të jeni shumë të tendosur.

Bricjapi

Mundësitë që keni janë të shumta dhe veçanërisht sot, do të keni mundësi t’i përdorni ato për të arritur shumë nga gjërat që dëshironi. Kushtojini vëmendje lëkundjeve tuaja të humorit, të cilat do të krijojnë pengesa në qëndrimin dinamik që duhet të tregoni në mënyrë që të arrini atë që dëshironi.

Ujori

Gjëja më e rëndësishme sot është që të jeni të qartë për idetë që keni dhe ku doni të arrini. Do të ndiheni plot vetëbesim dhe kjo do t’ju japë mundësinë që të përballeni me çdo sfidë.

Peshqit

Sot është Hëna ajo që ju bën acarues e të padurueshëm, prandaj kujdes sepse sot mund të grindeni pa asnjë shkak edhe me njerëzit më të afërt e më të dashur. Planetet do ndikojnë pozitivisht tek financat dhe nuk do keni asnjë problem.