Aksident në aksin Sarandë-Ksamil, dy të vdekur/ Një prej tyre një italian 24-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, me drejtues një 17-vjeçar E.R është përplasur me një motomjet të tipit “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.