Bayern Munich shpenzoi plot 100 milionë euro për të transferuar nga Tottenham, Harry Kane. Britaniku ishte dëshira e madhe e bavarezëve me drejtuesit gjermanë që kërkojnë në këtë formë të zëvendësojnë denjësisht Robert Leëandoëskin që sezonin e kaluar u transferua te Barcelona.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur për këtë investim të Bayern dhe një nga ata është legjenda, Lothar Matthaus. Ky i fundit shprehet se 100 milionë janë shumë për një lojtar 30-vjeçar ndërsa theksoi se Tottenham përfitoi nga fiksimi i Bayern për Kane.
“Drejtuesit e Bayern Munich ishin plotësisht të bindur se përforcimi i duhur për skuadrën ishte Harry Kane. Duke e shfaqur hapur dëshirën, te Tottenham përfituan dhe në një formë i bën shantazh Bayernit.
Çdo ditë që kalonte ata shtonin kërkesat dhe në fund përfituan plot 100 milionë euro. Në mendimin tim 100 milionë euro për një lojtar 30-vjeçar janë shumë. Shpresoj që në fund të këtij sezoni apo edhe në vazhdim, një investim i tillë t’ia vlejë”, u shpreh Mathaus.