Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar një fotografi në Twitter ku në prapaskenë ndodhet flamuri grek.
Ng aty Kurti ka shkruar për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
”Duke qëndruar këtu 2 dekada pas Samitit të Selanikut, më kujtohet udhëtimi që Kosova ka bërë drejt BE-së, një dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur për paqen dhe demokracinë. Në Evropën që po përjeton përsëri luftën, më kujtohet gjithashtu se Bashkimi Evropian dhe përfshirja janë e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka ftuar përfaqësues të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimorë, si dhe presidentin ukrainas Zelensky, për një takim të përbashkët.