Shefi i “Wagnerit”, Yevgeny Prigozhin, ka publikuar videon e parë të tij qëkur anuloi rebelimin nga Rusisë.
Në një video të publikuar në rrjetin social Telegram, Prigozhin tha se po qëndron në Afrikë, Ai u pa duke qëndruar pranë një shkretëtire me pushkë në duar, e në prapavijë shihen edhe persona të tjerë, që besohet se janë pjesë e ekipit të tij, raportoi “independent”.
“Temperatura është mbi 50 gradë, siç na pëlqen. ‘Wagneri’ e bën Rusinë edhe më të madhe në tërë kontinentet dhe Afrikën më të lirë. Drejtësi dhe lumturi për popullin afrikan, po ua bëjmë jetën makth ISIS-it, Al-Kaedas dhe banditëve të tjerë”, u shpreh ai në këtë video, derisa vërtetësia e pamjeve nuk është verifikuar nga mediat ndërkombëtare.
Udhëheqësi i mercenarëve ka shtuar më pas se ekipi i tij do t’i përmbushë detyrat që i ka ndërmarrë.
Ai ka bërë thirrje që t’i bashkohen “Wagnerit”.
Raportet mes Prigozhinit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, janë ftohur pasi “Wagneri” nisi rebelimin ndaj Rusisë, me arsyen se ishte lënë i vetëm në luftën në Ukrainë.