Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në kolona të gjata mbi katër orë (250-270 minuta) për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.
Pritje ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në dy orë (120 minuta), Mutivodë deri në 10 minuta, Muçibabë deri në 5 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.