Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në MINT.
Sipas tij, Qeveria është e përgjegjshme dhe e drejtë.
Kurti u shpreh se ka besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj.
“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, u shpreh tutje Kurti.
Tutje kryeministri në shkrimin e tij shkruan se qeverisja e tij është me ndërgjegje të pastër.
“Qeverisja jonë me ndërgjegje të pastër dhe punë të mira natyrisht se përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20 vjeçare tё Kosovës. Si e tillë ajo domosdo prodhon si fituesit ashtu edhe humbësit e saj”, thekson ai.
Për qeveritë e kaluara Kurti thotë se edhe pse të paktë në numër përfitimet e tyre kanë qenë shumëmilionëshe, dhe nuk kanë si të mos ndihen humbës të mëdhenj.