Aksion për rezervat e shtetit: Krejt çka dihet deri në këto momente për bastisjet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka filluar një aksion në shtëpinë dhe lokalin e Ridvan Muharremit, njeriut që në disa përgjime përmendet rreth sigurimit të rezervave shtetërore.

Përveç policisë, në aksion janë parë edhe veturat e EULEX-it.

Pas përfundimit të bastisjeve në banesën e ti, avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka thënë se për Muharremin ende nuk ka flet arrest nga organet e rendit, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.

“Kemi ende punë edhe pak. Ende nuk kemi flet arrest. Normal është pronar i banese pa të nuk kryhet bastisja. Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohe, jemi përgatitur për të vërteten. Po keni mujt me i lexuar me përcjell para tri dite ka qenë një reagim  të cilën i ka drejtuar opinionit publik përmes televizionit zotëri Ridvan, është njoftuar opinioni dhe organet e vendit”.

“Jo s’ka kurgja, ka materiale prova të cilat në një mënyrë portali i cili tash po thonë Berat Buzhala, letë të jetë Berat Buzhala, lë të jetë kush do ky është shtet i Kosovës. Ku çdo qytetar ka të drejt ti shpreh shqetësimet e reagimet e veta. Absolut nuk dyshoj, absolut nuk dyshoj, të gjitha në mënyrë perfektë janë përgatitur me kohë”.

“… pse bash zotëri Ridvan kur s’ka lidhje me gjitha ato punë të cilat i janë publikuar përmes portalit të Berat Buzhalës. As një pozitë nuk e ka, as një pozitë nuk e ka. Nuk është përzier ka me u njoftuar opinioni për të gjitha. Po i lirë është, jemi ende duke i kryer procedurat e bastisjes, janë do rregulla për të cilat më vonë do të jeni të njoftuar. Po ka me u ftuar me siguri ne kemi kërkuar. S’ka flet arrest”, tha avokati.

Policia e Kosovës ende është duke zhvilluar bastisje te banesa dhe një lokal i afaristit Ridvan Muharremit

 Bastisje ka edhe te Ministria e Tregtisë

Sipas raportimeve dy zyrtarë të MINT janë arrestuar në këtë aksion.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore

Dy zyrtarët e arrestuar në MINT janë punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara.

Krejt ky aksion vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe grurit.

Ku nisi bastisja?

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij. Bastisje u zhvulluan dhe po zhvillohen Akoma në MINT.

Sipas përgjimit të publikuar ditë më parë, Muharremi dyshohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit. 

Po ashtu një çështje tjetër ka të bëj me disa akuza të Ndue Gjinit ndaj Ridvan Muharremit, për dëshmitarë katolikë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kurse Ridvan Muharemi, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar duke thënë se janë shpifje.

‘Pas publikimit dje në media, në tribunalin e Hagës – dhomat e specializuara dhe kërkesës së avokatit mbrojtës të z. Hashim Thacit, për tu ndriçuar rasti i dëshmitarëve të montuar, të cilat janë  trillim dhe shpifjet e Ndue Gjinit dhënë në një intervistë në të cilën është njollosur emri im, ndjej të nevojës që ta njoftoj gjithë opinionin, se bëhët fjalë për shpifje të llojit më të rëndë dhe nivelit më të ulët njerëzorë, me prapavijë të përfitimeve, intrigave, shantazhimit dhe gjithçka tjetër të pandershme dhe jonjerëzore”, tha ai.

Ai thotë se nuk ka reaguar deri për faktin e vetëm se i vetmi vend ku mund të shpjegohen shpifjet ka adresë dhe ato janë organet e rendit. 

“Ato shpejtë do të ndriҫohen përmes procedurave ligjore, me bindjen se do të vërtetohet pastërtia ime morale, njerëzore të cilat me mund e sakrificë i kam ndërtuar dhe trashiguar nga të parët e mi, duke dhënë kontribut të pakursyer për të arritur deri te ҫlirimi i vendit. Kontributet e mia dhe të familjes time janë evidente, për kënd do që përpiqet ta vëjë në pyetje integritetin tim. Njoftoj opinionin se këto shpifje te turpshme do të ndriçohohen përmes rrugëve ligjore dhe gjithsesi do të gjykohen për shqetësimet që me janë shkaktuar mua dhe familjes time deri tani”, thuhet në reagimin e tij.