Pesë orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

Deri në pesë orë janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona është e gjatë 1500 metra.

Ndërsa pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë po zgjasin më shumë se një orës e gjysmë.

Në Mutivotë pritjet po zgjasin një orë ndërsa në Muçibabë 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje.

Image